Ditën e sotme janë publikuar rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Në testin e parë, atë të gjuhës së huaj, kalueshmëria e nxënësve ishte 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.
Provimi i gjuhës së huaj u zhvillua më datë 1 qershor dhe ,ndërsa me 7 qershor u zhvillua ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Maturantët tashmë presin rezultatin e lëndës së Matematikës, kurse provimi i fundit i cili përmbyll detyrimet e tyre për maturën shtetërore është ai i lëndës me zgjedhje, që do mbahet ditën e nesërme.
Klikoni këtu për të parë rezultatin