Fier – 70 gratë e një fasoneri në protestë për herë të dytë brënda një jave. Ato kanë dy rroga e gjysëm pa i marr. Në mbeshtetje te tyre kane ardhur edhe përfaqsues të sindikatës së punonjësve të fasonerisë në shkallë vendi.
Shkaku i protestës ka qënë sepse punonjëset e firmës Ozgurkan&Tahiraj kanë dy muaj e 10 ditë pa marr pagat mujore.
Grate pohojnë se përfqsia qendrore qe u jep punen fasonerive e ka bere pagesen por pronari nuk ua ka kaluar atyre.
Sipas punonjëseve protestuese mësohet se ato kishin nisur punën në këtë firmë që në mars të vitit 2022. Njera prej grave ka folur me pergjegjsen dhe e ka regjistruar biseden Ato janë ankuar tek zyra e punës dhe u kanë rekomanduar që të hedhin firmën në gjyq
Alfred Bushi perfaqsues i sindikates punonjesve fasonerise ne shkallë vendi ka pohuar se jane në mbeshtetje të tyre , problemin do e ndjekin deri sa te marr zgjidhje
Puntorët pohuan se kane qene në total 70, ku 10 prej tyre i kanë mbajtur në punë , 45 janë pa punë e 15 të tjera kamë nisur punë në fasoneri te tjera. Një pjesë e mirë prej tyre kanë probleme familjare e borxhe. Ato do të ndjekin hapat ligjorë por dhe instancat shtetërore nuk duhet të qëndroje indiferente