Arabia Saudite mbulon Lionel Messi me para. Megjithatë, në qendër të marrëveshjes nuk janë performancat sportive të kampionit argjentinas. Benefitet kanë ardhur falë imazhit të tij publik dhe famës në rrjetet sociale. Sipas New York Times, në fakt, Riadi prej kohësh ka pasur një mirëkuptim formal me Pleshtin. E ky akord ka lidhje me rolin e ambasadorit të turizmit, edhe në funksion të kandidaturës për Botërorin 2030. Kontrata parashikon që Messi të shkojë me pushime në Arabi të paktën një herë në vit. Duhet të qendrojë aty për pesë ditë dhe të postojë imazhe dhe video në profilet e tij që e portretizojnë në vend. Tarifa e shërbimit? Deri në 22.5 milionë euro në tre vjet.
Shuma do të paguhet nga Ministria e Turizmit. E si këmbim, Messi duhet të qëndrojë në ambientet më të mira. Madje me të edhe të afërm e miq të tij, për një maksimum prej 20 personash. Argjentinasi duhet të postojë të paktën 10 përmbajtje në një vit dhe duhet të shfaqet në disa fushata promovuese dhe ngjarje bamirësie.
Siqoftë, është edhe një pikë tjetër thelbësore: “Dokumenti përmban një kusht të rëndësishëm për zyrtarët sauditë: Messi nuk mund të thotë asgjë që mund të ‘njollosë’ imazhin e Arabisë Saudite. E bëhet fjalë për një vend që ka pësuar kritika të gjera veçanërisht për sa i përket mosrespektimit të të drejtave të njeriut”, shkruan gazeta amerikane New York Times.
Lexo më tej: Refuzoi 400 milionë euro në sezon, për të luajtur me Barcelonën: për ta bërë, Messi zgjodhi Inter Miami
Megjithatë, e përditshmja amerikane saktëson se kontrata që është vizionuar prej saj i takon vitit 2021. Ajo është e nënshkruar nga Messi dhe vëllai i tij Rodrigo. Por nuk përmbante firmën e zyrtarëve sauditë. Prandaj nuk është e qartë nëse ky është versioni përfundimtar apo jo.