Forca të shumta policie kanë asgjësuar parcela me kanabis në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë.
Në këtë aksion ku morën pjesë 300 forca policore dhe 9 dronë, u zbuluan dhe u asgjësuan 1777 bimë kanabisi.
Si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit janë identifikuar 4 persona, të cilët janë shpallur në kërkim.
Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antikanabis të koduara “Krasta” dhe “Çereshta”, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 252 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, në një zonë pyjore, në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë kanabis
Në Krujë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Territor i pastër”, në një zonë pyjore, në fshatin Cudhi Kamp, njësia administrative Cudhi, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.
Në Lezhë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Imazhi”, në një zonë pyjore, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.
Në Skrapar, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tomorri”, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.