Prej kohësh Volvo në mënyrë të vazhdueshme ka hedhur dritë mbi një makinë të re të vogël elektrike. Ditën e Mërkure kompania më të fund zbuloi krijimin e saj më të fundit.
Quhet EX30 dhe plotëson disa nevoja të shumë konsumatorëve ku dy spikatin: është makinë e vogël dhe ka një çmim të përballueshëm.
Me një çmim prej 35 mijë dollarë, është një prej makinave elektrike me koston më të përballueshme. Volvo thotë se kjo makinë do të ketë gjurmën më të ulët të karbonit se çdo makinë tjetër që ka shitur deri më sot.
Ka një gjatësi prej 4232mm, gjerësi prej 1837mm dhe lartësi prej 1555mm. Volvo do të ofrojë disa opsione të EX30 në varësi të fuqisë duke përdorur të njëjtën bateri 64 kWh lithium-ion.
Në Evropë makina ka jnë bateri prej 49 kWh lithium-ion phosphate. Versioni me një motor të vetëm elektrik por Extended Range gjeneron fuqi në gomat e pasme prej 268 kuaj dhe mund të përshkojë 433 km distancë me një karikim të vetëm.
Volvo EX30 interior
Për ata që duan përshpejtim më të lartë kompania do të shesë një variant me dy motorë performance. Duke shtuar motorin e ri elektrik në gomat e përparme, makina prodhon në total 422 kuaj fuqi por mund të përshkojë 426 km me një karikim të vetëm.
Pjesa brendshme e kabinës është minimaliste, e ngjashme me një Tesla ku gjendet një ekran i madh qendror infotainment. Njësoj si Volvo-t e tjera, Google është integruar tek sistemet e makinës dhe përdoruesit mund të shfrytëzojnë telefonin si një çelës ose për të ndërvepruar me disa prej funksioneve të makinës. /PCWorld Albanian