Misterioze shkaqet e një sherri që përfundoi me një shqiptar që është qëlluar me plumb në kokë dhe një italian i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Santo Cantone, në lagjen Nesima në Katania.
Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta. Mësohet se një nga të plagosurit është përpjekur të ikte përmes një ballkoni, duke lënë gjurmë gjaku në muret jashtë ndërtesës.
Hetimet e policisë shkencore janë ende në zhvillim e sipër, ndërkaq në vendngjarje u gjet një pistoletë. Armët e përdorura ose të pranishme në skenë, megjithatë, mund të jenë më shumë se një.
I plagosuri në kokë është një qytetar shqiptar i cili është dërgyar urgjentisht në urgjencën e spitalit Garibaldi-Nesima, ndërsa tjetri-gjithashtu i plagosur, por në një formë më pak të rëndë-është një 40-vjeçar nga Catania.
Apartamenti nuk është i regjistruar për asnjërin prej tyre, por për një person të tretë që është gjithashtu me kombësi italiane.