Thursday, October 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUniversiteti Ndërkombëtar i Strugës,  gjithmonë e më tërheqës për të rinjtë fierakë.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës,  gjithmonë e më tërheqës për të rinjtë fierakë.

Fier – Prej vitesh tashmë, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është bërë destinacioni i preferuar i shumë të rinjve fierakë, të cilët mes të tjerash e zgjedhin atë për degën e Kriminalistikës, një program bachelor ky, i standardeve perëndimore.

Kushtet optimale që ofron ky institucion i arsimit të lartë, pozicioni gjeografik pranë liqenit, stafi akademik i kualifikuar, si dhe ambjenti mikpritës i qytetit të Strugës, përbëjnë padyshim pikat dominante për të cilat të rinjtë fierakë, e jo vetëm, vendosin të kryejnë studimet në Strugë.

Shumë të rinj nga Fieri tashmë kanë përfunduar studimet bachelor dhe master në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës dhe janë pozicionuar pranë forcave të policisë së rendit, por edhe administratës së policisë së burgjeve në Shqipëri.

Të pyetur nga redaksia e medias sonë, studentët shprehen se ndjehen të kënaqur për zgjedhjen e tyre dhe se studimet, metodologjitë dhe mësimdhënia në këtë universitet janë me të vërtetë një zgjedhje e duhur që kanë bërë dhe që pa frikë do tja këshillonin çdo bashkëqytetari që kërkon të ndërmarrë profesionin e bukur dhe të rëndësishëm të kriminalistit dhe juristit.

Ndërkohë Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ofron edhe degë të tjera interesante si Juridik, Inxhinier Informatik, Ekonomi Financë, Shkenca Administrative, si dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME