Disa ndryshime të vogla në dietën
ushqimore mund të jenë po aq efikase sa botoksi. Sipas një prej dermatologeve më tẽ njohura në botë, konsumimi i superushqimeve” redukton rrudhat, ndihmon hidratimin dhe i jep shkělqim lěkurēs.
Nëse nuk marrim ushqyesit e duhur, shtresa e sipërme e lëkurës duket e thatë, e irrituar ndërsa shtresa e dytë humbet elasticitetin dhe hidratimin. Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë thelbësorë, por trupit i duhen karbohidrate, proteina, vitaminat C, D, E, zink, hekur, selenium dhe bakër për ťi prodhuar. Por mbi të gjitha i duhen yndyrna. Avokadoja, frutat e thata, vaji i ullirit dhe salmoni janë burime të shkëlqyera yndyrnash. Něse jeni vegjetarianë, merrni suplemente algash me Omega-3.
Çdo vit prodhohen qindra produkte që deklarojnë se pērmbajnë kolagjen, proteinën që kujdeset për elasticitetin e lëkurës dhe shëndetin e kyçeve, por ka alternativa mē tẽ mira. Suplementet që përmbajnë kolagjen dhe dipeptide janë po aq efektive. Megjithatë, duhet t’i shoqëroni me marrjen e vitaminës A e cila gjendet në mëlçi, skumbri, salmon gjalpë, djathë, vezë, karota, speca tẽ kuq, patate të ëmbla dhe kajsi ndihmon ně rigjenerimin e qelizave.
Pēr një lëkurë të shëndetshme pavarësisht moshës konsumoni çaj jeshil, arra, salmon dhe manaferra. Për më shumë shkëlqim shtoni perime të gjelbra, proteina, yndyrna dhe drithëra të plota.
Vera e kuqe dhe birra mund të shkaktojně probleme në lëkurë si rrudhat, fryrje të zonës poshtë syve dhe kapilarë të dukshěm gjaku si pasojë e pranisë së lartë të histaminës. Përzgjidhni pije pa ngjyrë si xhin, vodka dhe
tekila pēr të evituar kētë problem.