Qeveria dhe Ministria e Arsimit e kishin vendosur pa marrë parasysh argumentet e studentëve të Mjekësisë së Përgjithshme, që t’i vënë ata para kontratës detyruese të shërbimit 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve ose kundrejt pagesës së viteve të studimit, llogaritur pa asnjë transparencë.
Përveç reagimit dhe indinjatës që u shpreh publikisht nga studentët e Mjekësisë, kjo video e mëposhtme ku shihet ministrja e Arsimit, pedagogia Evis Kushi që e mbron projektligjin në fjalë, flet qartë sesi Partia Socialiste dhe deputetët e saj e kanë vendosur ta votojnë ligjin bllokues për studentët që presin të bëhen mjekë pa i dëgjuar arsyet e tyre, që ata mezi arritën t’i paraqesin në Komisionin e Punës falë deputetëve të opozitës, pa praninë e asnjë deputeti socialist
Po ashtu, në video, ministrja që shfaqet e buzëqeshur dhe miratuese në Komisionin parlamentar për të mbrojtur ligjin dhe ku studentët nuk i lejuan të hynin, shihet dhe dëgjohet ndryshe: një Kushi arrogante si shefi i saj, Edi Rama, që vendos veton.
PROJEKTLIGJIN “PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË STUDENTËVE QË NDJEKIN PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË
Përmbajtja e projektligjit: Projektligji, përbëhet nga 11 nene.