Taulant Balla po duket ministër korrekt. Ndryshe nga sa hamendësohej se do të ishte ministër nopran dhe i paarësyeshëm, siç edhe thuhej nëpër qarqet politike, Taulant Balla deri tani ka manifestuar drejtësi në ngjarjet e deritanishme.
Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë së Durrësit, u ndal tek problematikat e komunikimit me qytetarët.
Balla kërkoi që kryesisht punonjësit e Qarkullimit Rrugor të kenë etikë dhe ndëshkimi të mos jetë qëllim në punën e tyre.
“Policia Rrugore nuk është gjahtare shkelësish. Nëse një drejtues automjeti nuk ka të vendosur rripin apo përdor telefonin e lëvizshëm gjatë drejtimit, përpara se t’i kërkoni dokumentet, është detyrim të përshëndeteni me qytetarin, pyteni çfarë halli ka që e shtyjnë të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten e të tjerët. Pra ajo që për ne ka rëndësi është siguria rrugore, është edukimi apo ndërgjegjësimi. Nuk është gjoba, qëllimi. Asnjë rast nuk është njësoj me tjetrin. Nuk më interesojnë “sukseset” e gjobave, por bindja e përgjithshme e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është një punonjës i policisë rrugore pas kthesës, por sepse kështu mbrojmë jetë njerëzore”, tha Balla.
Taulant Balla me sa duket e di mirë se karrika e ministrit të brendshëm është me “gozhda” dhe në çast të ndodh një ngjarje që nuk e parashikon dot dhe merr tatëpjetën sa hap e mbyll sytë. Eksperienca e këtyre dekadave ka treguar se ministri i brendshëm mbetet fuqiplotë, por nuk është “Zoti” sepse Taulant Balla duhet të ketë në zyrën e tij kokat e prera të disa ministrave të brendshëm, kur në mëngjes janë zgjuar si ministër por në drekë janë gjendur të shkarkuar.
Ndaj Ministri Balla po tregohet i kujdseshëm dhe ligjor.