Ka nisur rreth orës 23 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të dielë.
Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin
Në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.