Egnatia e ka mbyllur me kokën lart miqësoren me Interin, teksa ka bërë që për shumë minuta të vuajë finalistët e Champions League.
Rrogozhinasit bënë që Interi ta shihte miqësoren e luksit si një ndeshje zyrtare dhe ndonëse u mundën 4-2, dolën me duartrokitje nga stadiumi në Ferrara.
Rrogozhinasit kaluan menjëherë në avantazh me Duamenën dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh. Interi barazoi me Barellan në pjesën e dytë, por Fernando kalon sërish në avantazh Egnatian me një penallti perfekte me “panenka”.
Inzaghi hedh në fushë artilerinë e rëndë dhe zikaltërit përmbysin gjithçka në 10 minutat e fundit. Lautaro shënon 2 gola, por nj♪7 prej tyre ishte me një penallti qesharake të falur nga arbitri, ndërsa Stabile plotëson pokerin e golave e golave për Interin.
Minuta e 6-të. Aksion i shpejtë i rrogozhinasve me një pasim nga e djathta që gjen Duamenën dhe ky i fundit çon topin në rrjetë. Në këtë mënyrë Egnatia surprizoi Interin, nënkampionët e Europës në një ndeshje miqësore që nuk duket e lehtë për zikaltrit.
SHIKONI KETU GOLIN.
Kështu u mbyll pjesa e parë dhe skuadra shqiptare kryeson rezultatin. Duhet theksuar se rastet e zikaltërve kanë qenë të shumta, por portieri Sheri ka qenë në një formë të jashtëzakonshme duke mos lejuar që topi të prekë rrjetën e tij.
Me fillimin e pjesës së dytë, mjaftoi një keqvendosje e Egnatias në prapavijë që Inter të gjente golin e barazimit me Barelan.
SHIKONI KETU GOLIN
Në zbritjen e radhës në zonën e Interit, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Egnatia fitoi një 11 metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Fernando nga pika e bardhë tregoi të gjithë klasin e tij duke shënuar një gol fantastik.
SHIKONI KETU GOLIN
Në minutën e 72-Inzaghi ndryshoi pjesën më të madhe të ekipit, duke hedhur në fushë edhe Asllanin. Shtatë minuta më pas, Lautaro Martinez i vetëm në zonë, me kokë barazoi shifrat në 2-2.
SHIKONI KETU GOLIN
Inter shtoi presionin në zonë dhe në minutën 84-të Martinez fitoi një 11 metërsh dhe po vetë u tregua i saktë duke përmbysur shifrat në 3-2.
SHIKONI KETU GOLIN
Inter nuk u mjaftua me kaq dhe pak minuta më pas shënuan dhe golin e katërt duke i dhënë fund ëndrrës së Egnatias për të dale me një rezultat pozitiv.
SHIKONI KETU GOLIN