Zbardhen EMRA-t e 3 viktimave të aksidentit tragjik në Greqi

Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën e Ksanthit në Greqi, ku një kamion përplasi një makinë ku udhëtonin 4 shqiptarë, dy burra dhe dy gra.
Viktimat janë identifikuar si:
Viktor Bushi, 59 vjeç banues ne Metamorfosi, Athinë.
Klarenc Kacaj, 61 vjeç banues Dhrapecona, Athinë.
Marianka Bushi Aliraj 57 vjeç.
E plagosur në spital ndodhet Mardalena Kaçaj 49 vjeçe.
Ajo ndodhej në sedilen pas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtarët që u erdhën në ndihmë.
Tragjedia ka ndodhur në autostradën Ksanthias.
Sipas raportimeve mediave greke, kamioni goditi dy makina, fillimisht një automjet të ndalur përpara tij, i cili shpërtheu në flakë.
Brenda tij ndodheshin katër shqiptarët, banues në Athinë, dy burra 59 dhe 61 vjeç dhe dy gra 57 dhe 49 vjeçe. Tre të parët humbën jetën pasi u dogjën në makinë, ndërsa 49-vjeçarja ndodhet në spital.











