Nga Lutfi Dervishi – Gurra popullore:
Del në treg CD e re e grupit “Këngët e bilbilit” me titujt:
- Open Balkanë me tri kapedanë.
- Ura e Bunës matanë, me Edin e Dritanë.
- Everestin kemi kapur, po bën pun Ballkan i Hapur.
- Prit Europë se po vij, ah sa halle paske ti.
- Europa na refuzon, Edi Rama i gozhdon.
- Evropa u bë zilike, pë rritjen tonë ekonomike.
- Nga kriza nuk kemi frike, me investitorë strategjike.
- Me rrogat e pensionet e sakta, nuk pyesim për çmimet e larta.
- Mirëqenie me shumë vlera, me koncesione e PPP-ra.
- Në orën 12 të natës, seç u mblodh bordi i naftës.
- Vu paratë e Miletit, mu të trau i Shefqetit!
- Kanabis legal në lëmë, qeverinë mbi kokë e vëmë
- Nga Ksamili në Palasë, resorte e hotele pa masë.
- Nje kroçere e paparë, mbërrin në të bukurën Himarë
- Bregdetas mos u qani, se për ne mendon Damiani!
- Tirana jonë ekologjike me taksi elektrike!
- Burgu i Reçit, burg tamam, me standart europian.
- Tani që legalizohet leku, nxirri paratë nga dysheku.
- Në garë jemi me diellin, kullat tona shpojnë qiellin.
- Krimi si miu te çarku që kur u krijua SPAKU!
- Erdhi dita historike, nuk ka më qese plastike.
- Gëzon toka arbërore nga mrekullia satelitore!
- Kemi lopë e viça pjellim, tokën s’kemi pse e mbjellim!
- Nuk është shkencë e zotërinjve, por Akademi e barinjve.
- Qeveri moj jarane, na mbushe me bujtina e hane.
- Natua bën gjumë rehat, se ka Nikon aleat.
- Shqipëria ec mbi mina, ne na do gjithë Ukraina.
- Policia jonë rrogore, me makina më mendore(makinat inteligjente)
- Në të zëntë telash virania, drejtohu te e-Albania.
- Çupat tona rishtari, mësojnë shkollë në qeveri.
- Librat e shkollës, bukuri e shtuar, i merr vesh veç ai qe i ka shkruar.
- S’është fenomen, por aksident, biznesmenë me precedent.
- -Nga media frikë mos kini, po bën punë riedukimi!
- Mos kujtoni se haruam, me këngë mandatet parashikuam.
- O Sali mos na shih vëngërr, s’bëhesh dot tri herë dhëndërr.
- 7-të i 7-ti në orën 7-të o Sali do të dështosh prap.
- Lul Basha nuk po fle gjumë, për Salinë përgatit sulmnë.
- -Kur del ti na ndrit shtëpitë, o sa mirë pa opozitë.
- 4 korriku kryedita, ka lind Edi e Amerika.
- Edi Rama s’e ngrys ditën, pa rregulluar dhe opozitën.