AKTUALITETTOP-NEWS

Vëzhgim/  “Festuan Pashkët dhe lanë pas mbeturina”/ Pylli i Semanit mbulohet nga plastika e zjarret e pakontrolluara

Fier – Pylli shekullor me pisha  i Semanit, i njohur ndryshe edhe si “mushkëria e Myzeqesë”, është ndotur rëndë pas festimeve të Pashkëve nga qindra qytetarë që e vizituan gjatë ditës së djeshme.

Familje të shumta dhe grupe qytetarësh kanë zgjedhur, si çdo vit, pyllin e Semanit për të kaluar ditën e festës. Ata kanë ndezur zjarre, kanë drekuar në natyrë dhe kanë qëndruar për disa orë në zonë. Por ajo që kanë lënë pas është shqetësuese. (Efekte)

E gjithë hapësira ku qytetarët kanë festuar është mbushur me mbeturina: mbulesa tavoline, qese plastike, shishe, pjata, letra dhe mbetje të tjera ushqimore.

Situata bëhet edhe më problematike për faktin se deri paraditen e sotme nuk është parë asnjë ndërhyrje nga njësia administrative apo bashkia për pastrimin e pyllit.

Edhe pse në zonë ka kosha  për mbledhjen e mbetjeve urbane, shumë prej tyre nuk janë hedhur në vendet e posaçme për të.mps rhënë fare.

Shqetësimi është edhe më i madh pasi vendi ndodhet në prag të sezonit të verës, periudhë kur merren masa për mbrojtjen nga zjarret. Pylli i Semanit është përfshirë shpesh nga flakët gjatë viteve të fundit dhe një ndër shkaqet kryesore kanë qenë pikërisht zjarret e pakontrolluara dhe mbetjet e lëna nga vizitorët.

Pamjet në terren flasin vetë: kudo letra, qese e shishe plastike, ndërsa pylli shekullor me pisha, “mushkëria e Myzeqesë”, është kthyer në një landfill të hapur pas festës së Pashkëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button