Pazaret e drogës, ‘far west’ në Memaliaj! Vritet 30 vjeçari Endri Goxhaj, shokët i plagosën vëllanë autorit

Një i vrarë, një i plagosur dhe 2 vëllezër në kërkim është bilanci i një konflikti që agravoi me përdorimin e armëve të zjarrit në Memaliaj. Donaldo Nela ka qëlluar me automatik drejt 30 vjeçarit Endri Goxhaj, duke e lënë të vdekur, teksa shokët e Goxhajt janë kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke lënë të plagosur Dali Nelën, vëllain e Donaldos. Në kërkim deri tani shpallur Donaldo Nela 29 vjeç dhe i vëllai Marjaldo Nela. Konfliket mes palëve dyshohet se janë për pazare droge.
Qyteza e vogël e Memaliajt u trondit mbrëmjen e 21 prillit 2026, nga një shkëmbim me armë zjarri mes dy grupe të rinjsh.
Një konflikt i hershëm që ka pasur në themel çështje drogës, u rikthye mbrëmjen e së martës, kur në një lokal, shtetasi Donald Nela 29 vjeç qëlloi me breshëri automatiku drejt 30 vjeçari Endri Goxhaj, duke e lënë të vdekur, teksa në këto çaste dhe shokët e Goxhajt janë kundërpërgjigjur duke hapur zjarr.
Nga shkëmbimi i zjarrit veç vdekjes së Endri Goxhajt, mbeti i plagosur dhe Dali Nela, vëllai Donaldo Nelës, pasi morri 4 plumba, 2 në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.
Dyshimet janë se Donaldo Nela gjatë kohës që ka qëlluar ka humbur objektivin, pasi gëzhojat kanë qenë kudo në lokal dhe jashtë lokalit, duke rrezikuar dhe jetën e personave të tjerë.
I plagosuri Dali Nela është dërguar në Spitalin e Gjorkastrës, teksa në kërkim nga Policia e Shteti janë shpallur Donaldo Nela 29 vjeç dhe i vëllai Marjaldo Nela, ndërkohë deri më tani janë shoqëruar 6 persona.
Një javë më parë këta persona u përfshinë në një konflikt, por çështja nuk u hetua në raport me kërcënimin që paraqiste.
Syri Tv mëson se Donaldo Nela, është person me precedentë më penalë, pasi në 2018 është evidentuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge, teksa më herët ka qenë i arrestuar për grabitjen e një pike këmbimi valutor në Tepelenë.
I vëllai i tij Dali Nela, rezulton dhëndër në fisin Kalemi, ku pjesetarë të këtij fisi janë përfshirë në një luftë të përgjakshme që ka shkaktuar një seri viktimash nga Memaliaj në Tiranë e Greqi.
Policia dhe Prokuroria po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Syri











