Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinjtë dhe pisha.
Në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të fierit dhe mjetet zjarrfikëse. Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë. Terreni i thyer dhe distanca e largët me rrugën kryesore e bën edhe më të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve. Zia hyka, shefi i sektorit te ndërhyrjeve operacionale është shprehur se gatishmëria është maksimale.
Një ditë më parë zjarri dogji me dhjetëra rrënjë ullinj e pisha, në një sipër po në këtë zonë, ndërkohë që mes vështirësive flakët u vendosën në kontroll. Paraprakisht dyshohet që pakujdesia mund të ketë qenë shkak i rënies së flakëve.
Z. Zija Hyka, shef i Sektorit të Ndërhyrjes Operacionale, i pyetur nga mediat deklaroi se aktualisht nuk ka rrezik për banesa, megjithatë ata kanë ardhur me të tërë forcat zjarrfikëse dhe tri nga katër automjetet zjarrfikëse që ka bashkia.
Sot është dita e dytë në kodrat e Vajkanit, – tha Hyka. – Dje morën pjesë 4 automjete zjarrfikëse dhe mbi 25 forca nga emergjencat dhe Policia e Shtetit. Ne bëmë maksimumin e mbylljes së zjarrit në orën 20:00. Janë djegur afër 3 – 4 ha ullishte, shkurre dhe ferra. Rrezikoheshin tre banesa dhe për fat të mirë me organizmin tonë e bëmë të mundur eliminimin e rrezikut. Sot jemi përsëri për një rishfaqje të vatrës së zjarrit po këtu në kodrat e Vajkanit ku ndodhemi. Kemi ardhur me të tëra forcat zjarrfikëse dhe tri automjete, se njerën e kemi lënë në gatishmëri në repart. Për momentin e kemi të normalizuar dhe po punojmë me ujë, me krahë.
Nga vijnë këto zjare?
Duhet të jenë organet kompenteqë të japin mendimin përfundimtar, nuk mund ta themi, ndonjë pakujdesi … Aktualisht reparti zjarrfikës i bashkisë Fier është 100% në gatishmëri të plotë, ka katër automjete në gatishmëri dhe me kapacitet. Kemi nevojë për një shtesë stafi dhe presim miratimin nga Ministria e Financave.
Z. Hyka, dje ka pasur zjarr dhe në urën e Hoxharës, por nuk kanë shkuar automjetet
Tek ura e Hoxharës nuk paraqitej rrezik për banesat dhe rreziku më i madh ishte këtu. Ishte e pamundur që ne të shkonim tek zjarri që ishte në mos gaboj në kallama dhe hamullore e gjykuam që këtu rrezikoheshin tre banesa, siç thamë, kurse në hoxharë nuk kishte rrezikshëmri për banesa. Këtu sot, për momentin nuk ka rrezik për banesat.