KULTURË

Fieri i jep lamtumirën e fundit aktorit të njohur të Estradës e Teatrit Todi Llupi.

Ceremonia e homazheve për aktorin e njohur të estradës së Teatrit Bylis, Todi Llupi, u zhvillua në hollin e teatrit në Fier, ku familjarë, miq, kolegë, artistë dhe dashamirës të artit i dhanë lamtumirën e fundit.

Todi Lupi ishte një nga emrat më të njohur të estradës fierake, i vlerësuar për interpretimin e dhjetëra roleve që lanë gjurmë në skenën e Teatrit Bylis. Me humorin dhe talentin e tij, ai fitoi respektin dhe dashurinë e publikut ndër vite.

Prej disa vitesh kishte dalë në pension, ndërsa vetëm disa muaj më parë ishte vlerësuar nga qeveria me pension të posaçëm, si një vlerësim për kontributin e tij në artin dhe kulturën shqiptare. Me ndarjen e tij nga jeta, Fieri humbi një prej figurave të spikatura të skenës artistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button