
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka pyetur kreun e SPAK, Klodian Braho nëse kryeministri Edi Rama do të merret në pyetje për librin “Albanian Files”. Në lidhje me këtë, Braho tha se kush ka prova duhet t’i dorëzoj në SPAK, pasi sipas tij asnjë person nuk është imun.
Më tej ai tha se Prokuroria e Posaçme nuk mund të komentojë çështjen “Albanian Files”, pasi bëhet fjalë për një kallëzim penal konkret që është në proces hetimi.
Klodian Braho: Është Kallëzim konkret nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe ketë e them me bindje.
Gjin Gjoni: Fijet të çojnë tek personi që sot është drejtues i qeverisë. Çështja e pandëshkueshmërisë a mund të shkojë në nivelin, që duhet në rastin konkret, të pyetet qoftë edhe për rastin e inceneratorit, ose në çështjen e Albanian Files. Që në rastin konkret jepen shuma parash nga 60 euro metër katror nga njerëz të cilët sot nuk dihet nëse do ndërtojnë ose jo. Këta po lejen e kryeministrit nuk mund të ndodhë.









