Policia Kufitare e Sarandës aksion ndaj mjeteve lundruese, deri më tani janë vendosur 20 gjoba

Policia Kufitare e Sarandës ka nisur një operacion kontrolli ndaj mjeteve lundruese përgjatë vijës bregdetare, nga Qeparoi deri në Kataeto, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë gjatë sezonit të verës.
Nga kontrollet e kryera deri më tani janë vendosur rreth 20 masa administrative për shkelje të ndryshme që përfshijnë mungesën e dokumentacionit të mjetit të bordit, mungesa e mjeteve të ndihmës së shpejtë dhe mospajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi. Në operacion janë angazhuar 7 mjete lundruese të Policisë Kufitare si dhe 32 efektivë policie shtesë, përveç forcave të shërbimit të përditshëm.
Sipas autoriteteve, në hapësirën detare që mbulohet nga Policia Kufitare operojnë rreth 350 mjete lundruese turistike gjatë sezonit veror, ndërsa kontrollet do të jenë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve si dhe respektimin e rregullave.







