AKTUALITETTOP-NEWS

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku… 

Në adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku u kërkohet të paraqitet në SPAK me datë 31 korrik në shoqërinë e avokati për shkak se për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është e pandehur.

Oficerët e BKH-së  do t’i komunikojnë vendimin për zgjatjeve e afateve, deri më datë 20 tetor, përderisa prokurorët kanë argumentuar se kanë ende veprime hetimore për të kryer.

Këtë të martë, ndërkohë ku vendim iu është bërë me dije ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptare, Gentian Gjyli dhe Ish-administratorit të KESH Erald Elezi, ish-kreu i KESH bashkë të pandehur me Ballukun.

Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë dy masa sigurie në fuqi; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button