AKTUALITET

‘Divjakën nuk e dorëzojmë!’/ 26 ditë revoltë kundër reformës së PS

26 ditë qëndresë në Divjakë, protestuesit kundër shkrirjes së bashkisë

26 ditë qëndresë numërojnë protestuesit në Divjakë, të cilët kundërshtojnë projektin e reformës administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre edhe Divjakën.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje edhe më të madhe, me synimin që zëri i qytetarëve të jetë sa më i fuqishëm. Folësit u janë drejtuar edhe deputetëve që përfaqësojnë zonën, duke u kërkuar mbështetje dhe që të mos votojnë projektligjin, i cili, sipas protestuesve, e kthen Divjakën dekada pas.

Qëndresa, thonë protestuesit, do të vijojë deri në ditën e fundit, me synimin që projektligji për shkrirjen e 15 bashkive të mos miratohet në Kuvend.

Si çdo ditë proteste, edhe mbrëmja e 26-të u mbyll me marshimin e qytetarëve dhe thirrjet e protestuesve në rrugët e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button