Qytetarët në ditën e 87-të të protestës, kërkojnë largimin e Ramës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë rinisur marshimin në rrugët e Tiranës, në vijim të protestës së 87-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët, të mbledhur prej orësh në protestë, janë rikthyer në marshim, duke vijuar qëndresën e tyre dhe duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Thirrjet kundër qeverisë dhe Ramës kanë shoqëruar marshimin, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar protestën
Protesta e 87-të nisi me grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.
Pas fjalimeve, marshimi rinisi në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Kjo është dita e 87-të e protestave të njëpasnjëshme, me kërkesën kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe vijimin e qëndresës qytetare.








