AKTUALITETTOP-NEWS

Arben Ahmetaj/ Të hënën nxjerr audio-përgjime mbi skandalet e qeverisë

Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e pestë ditën e hënë në orën 20:45 në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

Bëhet me dije se në këtë intervistë do të ketë të përfshira edhe audiopërgjime, që denoncojnë skandalet e qeverisjes së vendit.

“U kry. Behuni gati per dt 7 Shtator. Audio pergjime, dokumenta, gjithcka!’ – shkruan Peka në një postim në facebook ndërsa publikon dhe një foto ku ai ka dalë me Arben Ahmetajn”

Në intervistën e fundit që Ahmetaj dha në 8 Janar të këtij viti për “Çim Peka Live”, denoncoi Ergys Agasin, i arrestuar sot me urdhër të SPAK.

Kjo është intervista e pestë e Arben Ahmetajt i cili në çdo intervistë ka denoncuar aferat korruptive dhe lidhjet me krimin të kryeministrit Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button