AKTUALITETTOP-NEWS

Tragjedi në Levan-Tepelenë/ “Audi” del në krahun e kundërt dhe përplaset kokë më kokë me “Benz”-in, humb jetën 55-vjeçari

LevanDetaje të reja nga aksidenti i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm aksin Levan-Tepelenë. Përplasja kokë më kokë mes dy automjeteve la pas një viktimë dhe katër persona të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30, pranë rrethrrotullimit të Levanit, ku një automjet tip “Audi” dhe një “Benz” u përplasën fuqishëm me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjes, drejtuesi i “Audi”-t, 55-vjeçari Dashamir Beci nga Fieri, humbi jetën në vendngjarje.

Sipas të dhënave të reja nga vendngjarja, “Audi”-i dyshohet se ka dalë në krahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me “Benz”-in që po lëvizte në drejtim në korsinë e tij dhe drejtohej nga Gesti Muskaj banues në Gjorgpz të Fierit.
Shkaqet dhe rrethanat e sakta të manovrës po hetohen nga grupi hetimor.

Në “Audi” ndodhej një familje që po kthehej nga Saranda, pas pushimeve. Përplasja ishte tepër e fortë dhe përveç drejtuesit që humbi jetën, tre familjarë të tij mbetën të plagosur. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i “Benz”-it.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa për disa kohë qarkullimi në këtë segment u vështirësua.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button