AKTUALITET

Dëmtohet punëtori gjatë montimit të mobiljeve, procedohet pronari i firmës në Gjirokastër

Gjirokastër – Një punëtor është dëmtuar gjatë montimit të disa mobiljeve në Gjirokastër, ndërsa për ngjarjen policia ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të firmës.

Sipas të dhënave të policisë, është proceduar penalisht shtetasi Petrit Karalli, nën akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Punëtori, i cili u dëmtua gjatë procesit të montimit, ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në vendin e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button