AKTUALITET

Automjeti përplas biçikletën në unazë, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Fier – Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka rënë në tokë dhe ka pësuar dëmtime trupore. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun në këtë aks rrugor me fluks të lartë qarkullimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button