AKTUALITETTOP-NEWS

Protestuesit pushtojnë kryeministrinë

Protestuesit kanë mbërritur deri te shkallët e Kryeministrisë, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit janë tërhequr nga zona, sipas raportimit të drejtpërdrejtë të gazetarit të SYRI TV, Elkier Bushkolaj.

Nga vendngjarja, Bushkolaj raportoi se mes qytetarëve që kanë mbërritur pranë godinës ndodhet edhe një kryefamiljar me vajzën e tij të mitur.

Gazetari e përshkroi situatën si një tërheqje të policisë në disa drejtime, ndërsa protestuesit kanë arritur të afrohen deri te hyrja e Kryeministrisë.

 “Protestuesit ia dolën”, raportoi Bushkolaj, duke theksuar se, pavarësisht masave të forta të sigurisë dhe blindimit të godinës, qytetarët kanë vijuar të qëndrojnë në zonë.

Ai e cilësoi godinën e Kryeministrisë si të blinduar plotësisht, ndërsa në pamjet nga terreni shfaqeshin të rinj të mbledhur pranë saj.

Sipas gazetarit, në këtë moment policia ishte tërhequr nga zona përreth godinës, duke e përshkruar situatën si një tërheqje të plotë të forcave të rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button