Protestuesit u japin dorën policëve: E kemi vetëm me Ramën

Një moment i rrallë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në protestën e të rinjve që po mbush ditën e katërt. Një grup të rinjsh u janë afruar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u kanë dhënë dorën.
Atyre u kanë thënë se nuk kanë asgjë personale dhe se forcat e rendit nuk janë shënjestër e tyre. Protestuesit kanë nisur të thërrasin: “Hiqni kapelat” dhe më pas kanë kënduar himnin kombëtar. Një i ri ka sjellë edhe disa shishe me ujë: “Kaq lekë kisha me vete” – u shpreh ai.
“Atmosferën e paqes” e ka prishur një shef policie që u ka kërkuar protestuesve të shpërndahen ose të protestojnë qetësisht. “S’kanë nevojë për ujë policët” – u shpreh shefi i policisë. Të rinjtë i janë përgjigjur se nuk kanë asgjë me policinë e shtetit, por vetëm me Edi Ramën, i cili duhet të largohet.







