LIFE STYLE

‘Rinia ka humbur shpresën’/ Aurela Gaçe: Kush është përgjegjës për këtë realitet?

Një zë publik që është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama është edhe Aurela Gaçe, teksa vendi po “zien” nga protestat studentore që i kërkojnë dorëheqjen.

Në një reagim në rrjete sociale, këngëtarja e mirënjohur shtron pyetjen se kush duhet të japë përgjigjen dhe duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

“Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu? Pse ikin? Pse duan të ikin? Kush na e jep përgjigjen? Kush është përgjegjës?”, ka shkruar këngëtarja.

'Rinia ka humbur shpresën'/ Aurela Gaçe ngre pyetjet e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button