AKTUALITETTOP-NEWS

Alarm për bombë në Fier: Boshatisen Gjykata dhe Prokuroria pas mesazhit kërcënues

FIER – Një situatë alarmi është krijuar sot në qytetin e Fierit, ku godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë janë evakuuar me urgjencë pas marrjes së një mesazhi kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese.

​Administrata dhe qytetarët që ndodheshin brenda ambienteve janë nxjerrë menjëherë jashtë, ndërsa në vendngjarje ka pasur një prani të shtuar të forcave të policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrollet e imtësishme.

​Teksti i mesazhit kërcënues

​Sipas pamjeve të siguruara, kërcënimi është dërguar në rrugë elektronike nga një llogari me emrin arab “تركي زايد الحارثي”. Në mesazhin e dërguar shkruhej:

​“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejën e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati. Allahu Ekber.”

​Hetimet vazhdojnë

​Autoritetet policore dhe eksperte të xhenios ndodhen në terren për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë (hoax). Po ashtu, ekspertët e krimit kibernetik po punojnë për gjurmimin e adresës së e-mail-it nga ku është nisur ky mesazh terrorizues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button