Vrasja e dyfishtë në Kamëz/ Identifikohen viktimat dhe autori

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në Kamzë gjatë ditës së sotme.
Burimet shpjegojnë se ka patur një konflikt në Bathore.
Mesohet se viktimat janë vëllezër dhe se konflikti që çoi në vrasjen e dyfishtë ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori eshte ndaluar nga policia.
Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj. Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj.
Vrasja në Kamëz lidhet me një konflikt për punë toke.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se sheri ka nisur mes komshinjve në një lagje të Kamzës.
Të vdekur në vend me armë zjarri automatike kanë mbetur vllezërit Nazmi dhe Selam Islamaj.
Ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tyre Shefqet Islamaj.
Autori i krimit është Ngushëllim Manzi, dhe tashmë është kapur nga policia si dhe arma e krimit u sekuestrua.
Manzi ende nuk ka dhënë shpjegim pasi është në gjendje të rënduar psikologjike.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe një prokuror i Tiranës.











