AKTUALITET

Mamaja rreh edukatoren e djalit, dyshoi se e keqtrajtonte.

Fier/ Dyshohet se keqtrajtoi një 4-vjeçar në kopsht, procedohet penalisht edukatorja dhe nëna e fëmijës

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht dy shtetase, 44 dhe 29 vjeçe, banuese në Fier, pas një konflikti të dyshuar mes tyre.

Sipas policisë, 44-vjeçarja, e cila punon si edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar të shtetases 29-vjeçare.

Ndërkohë, kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Policia po vijon procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button