Qindra forca policie, përfshirë edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Speciale, janë angazhuar në një plan të shtuar masash sigurie në qytetin e Vlorës, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Dhjetëra furgonë policie dhe efektivë janë vendosur në çdo kryqëzim, përgjatë gjithë aksit nga hyrja e qytetit deri në Sheshin e Flamurit, ku pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare

Masat e shtuara të sigurisë janë marrë në prag të nisjes së ceremonive, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

I pranishëm është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ai ndodhet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku po ndjek nga afër menaxhimin e situatës dhe masat e sigurisë në kuadër të ceremonisë së 28 Nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts