Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar shqiptarët nga Vlora, duke theksuar rëndësinë e unitetit, zhvillimit dhe shpresës për të ardhmen e vendit.

Në fund të mesazhit, Presidenti uron të gjithë shqiptarët: “Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!”

Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114 vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve!

Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë.

Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts