Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush me tym e gaz lotsjellës sapo protestuesit mbërritën përpara Kryeministrisë. Re të dendura gazi mbuluan rrugën, ndërsa policia drejtoi ndaj turmës edhe ujë me presion.

Ndërhyrja nisi pa një provokim të dukshëm nga protestuesit. Policia hodhi sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe disa qytetarë u lënduan gjatë ndërhyrjes.

Në pamjet nga Kryeministria, protestuesit mezi dallohen mes reve të gazit që përhapen përgjatë bulevardit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts