AKTUALITETKRYESORE

Aksident i rëndë/ Dy viktima në aksin Tepelenë – Gjirokastër (vidio)

Aksident me pasojë vdekje e dy personave ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin Tepelenë-Gjirokastër, pranë vendit të quajtur Viroit.

Sipas raportimeve të para bëhet me dije se janë përplasur dy automjete, njëra prej tyre makinë ushtrie dhe një furgon mallrash. Mësohet se dy viktimat kanë qenë duke udhëtuar në furgonin e mallrave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimave.

Aksident me pasoje dy viktima ka ndodhur ne rrugen nacionale Gjirokaster- Tepelene ne afersi te ures se Viroit .

Nje kamion ushtrie eshte perplasur me nje automjet kadi e si per pasoje te dy personat qe ishin tek mjeti kadi kane ndrruar jete. Njeri prej tyre drejtuesi i mjetit eshte identifikuar si Pano Kalanderi, nderkohe qe viktima tjeter nuk eshte identifikuar ende .

Trupat u nisen drejt morgut. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe shkaku dyshohet lageshtira ne rruge .Mjeti  Kadi vinte nga Tepelena edhe kamioni ishte ne drejtim te Tepelenës.

Policia

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button