AKTUALITETTOP-NEWS
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e automjeteve (video)

Mallakastër – Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të plota të ngjarjes.







