Durrës – Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë. Mesditën e sotme një betoniere në Durrës ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.