AKTUALITET
Aksidenti i mbrëmshëm në Suk1/ Ndalohen dy shoferët

Fier – Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec.
Arsyeja e ndalimit është sepse me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë.
Shtetasit Festim Gllava, 49 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.