Fier – Aksident me pasojë plagosjen e një drejtuesi mjeti ka ndodhur paraditen e sotme në një aks rruge dytësor që lidhet me rrugen nacionale Fier – Berat
Nje mjet tip Ford Mandeo me targa AA 197 RE me drejtues mjeti Marjus Lushka afro 29 vjeç ka dal nga rruga duke i shkaktuar plagosje
Burime policore pohuan se ai ështe ne sallë operimit në spital ku po i jepet ndihma mjekësore
Makina ka dal nga rruga ka goditur pemen e me pas është permbysur ne kanal.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po sqaron shkaqet e aksidentit.
Policia
Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.