Moderatorja e dashur nga publiku, Alketa Vejsiu ka postuar një video në Instagram me këngëtaren Arilena Ara. Në të shihen momente nga X Factor, ku edhe Ara doli fituesi në vitin 2013. Teksa i kërkon falje, dhe i thotë “Të dua”, Vejsiu flet edhe për një bashkëpunim.
“Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë. Më fal Arilena Ara. Të dua. Bashkë në kërkim të gjërave të bukura”, -ka shkruar Alketa teksa ka zgjedhur që të bllokojë komentet në këtë postim.
Ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka asnjë reagim. Alketa Vejsiu ka treguar se do të rikthehet X Factor Albania, dhe ndoshta Arilena do te jetë anëtare jurie. Hatërmbetjet u krijuan në vitin 2019, ku Arilena fitoi festivalin në RTSH, por që Alketa si prezantuese ishte që ta fitonte Elvana.