Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrest me burg për 35 vjeçarin nga Divjaka që ishte martuar me...

Arrest me burg për 35 vjeçarin nga Divjaka që ishte martuar me 14 vjeçaren nga Rroskoveci

Fier – Arrest me burg ka qënë masa e sigurisë e dhënë nga gjyqtaria e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier Klodiana Kryeziu për shtetasin Aranit Arapi 35 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës së Lushnjes i cili ishte martuar me nje shtetase 14 vjeçe dhe skuzohet se ka kryer mardhënie seksuale me të. Policia kreu ndalimin e tij tre ditë më parë.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të rëndësisë së çështjes dhe veprës penale të dyshuar se është kryer.

Avokati mbrojtës Agim Rredhi ka pohuar në seance se klienti i tij para se të kryente ceremonine martesore eshte thirrur nga policia e Divjakës dhe pasi ka degjuar palët dhe dakortësine e tyre per martese u ka thene vazhdoni dhe dy dite me pas eshte kryer ceremonia martesore. Gjithashtu pohoi avokati Rredhi jane thirrur nga policia dhe dy here te tjera ku jane pyetur dhe jane lene te lire.

Gjyqtaria Klodiana Kryeziu pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes Oljana Gjergjefi dhe avokatin Agim Rredhi vendosi masën e sigurisë arrest me burg

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME