AKTUALITET
Automjeti merr flakë në ecje në aksin Gjirokastër–Kakavijë, dyshohet për defekt në impiantin e gazit

Një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në afërsi të fshatit Lugar, në Bashkinë Dropull.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të ndalojë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë impianti i gazit të automjetit. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor pritet të përcaktojë rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.







