Fier: Teksa bashkia refuzoi t`i dëgjojë, duke i hapur rrugë ndërtimit të një termocentrali për prodhim energjie, banorët e disa fshatrave të Roskovecit kanë nisur protestat masive kundër projektit.
Këtë të shtunë, banorët u mblodhën duke protestuar në zonën ku pritet të ndërtohet impianti. Sipas banorëve, ndërtimi i TECIT, do të shkatërrojë ekonominë bujqësore dhe do të nxisë shpopullimin e zonës.
Ata paralajmëruan hapa ligjor kundër vendimit të këshillit bashkiak, që ndryshoi planin vendor, për t`i hapur rrugë ndërtimit të TECIT.
Në proetstë ishte dhe kreu i Partisë Agrare ambientaliste Agron Duka dhe avokati Altin Goxhaj, të cilët u shprehën se vendimi po merret jo në transparencë, ndërsa ngritën pikëpyetje për projektin.
Banorët e fshatrave të Roskovecit paralajmëruan protesta të tjera në vijim për të parandaluar ndërtimin e TECIT.