Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBashkia i hapi rrugë ndërtimit të TEC-it, banorët e Roskovecit në protestë

Bashkia i hapi rrugë ndërtimit të TEC-it, banorët e Roskovecit në protestë

Fier: Teksa bashkia refuzoi t`i dëgjojë, duke i hapur rrugë ndërtimit të një termocentrali për prodhim energjie, banorët e disa fshatrave të Roskovecit kanë nisur protestat masive kundër projektit.

Këtë të shtunë, banorët u mblodhën duke protestuar në zonën ku pritet të ndërtohet impianti. Sipas banorëve, ndërtimi i TECIT, do të shkatërrojë ekonominë bujqësore dhe do të nxisë shpopullimin e zonës.

Ata paralajmëruan hapa ligjor kundër vendimit të këshillit bashkiak, që ndryshoi planin vendor, për t`i hapur rrugë ndërtimit të TECIT.
Në proetstë ishte dhe kreu i Partisë Agrare ambientaliste Agron Duka dhe avokati Altin Goxhaj, të cilët u shprehën se vendimi po merret jo në transparencë, ndërsa ngritën pikëpyetje për projektin.


Banorët e fshatrave të Roskovecit paralajmëruan protesta të tjera në vijim për të parandaluar ndërtimin e TECIT.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME