Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ditë e mërkurë në orën 12:00. Berishës pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza në lidhje me hetimet për e ish-kompleksin Partizani.
Lidhur me këtë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka dërguar një mesazh Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ku bën thirrje për protestë të fuqishme në solidaritet me të drejtën, të vërtetën dhe kundër narkodrejtësisë, sipas tij.
Mesazhi i Nokës dërguar në Kryesi dhe Këshill Kombëtar të PD:
Te dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë. Faleminderit!