Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMbledhja me dyer të mbyllura në PS/ Rama i tregon kufijtë Veliajt...

Mbledhja me dyer të mbyllura në PS/ Rama i tregon kufijtë Veliajt në Tiranë

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e kësaj të hëne një takim me Kryesinë e re. Nga ajo që raportohet për diskutimet me dyer të mbyllura Rama ka dhënë porositë për fushatën zgjedhore të 2025-ës. Ai u ka kërkuar anëtarëve të rinj të kryesisë që të nisin përgatitjet për zgjedhjet 2025 dhe të angazhohen në terren.

Sipas të njëjtave burime, Rama ka përcaktuar edhe se si do të ndahet puna mes tre drejtuesve politikë të Tiranës, Erion Veliaj, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut. Rama ka përcaktuar që Veliaj të jetë drejtues politik për bashkinë e Tiranës dhe jo për të gjithë qarkun. Manastirliu do të merret me organizimin në strukturat e partisë ndërsa Spiropali do merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Kryeministri Rama ka kërkuar angazhim më të madh edhe në takime me diasporën. Veç Taulant Ballës që do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, në grupin që do të organizojë punën dhe takimet do të jetë edhe Romina Kuko, anëtare e Kryesisë dhe kryetare e këshillit Bashkiak të Tiranës, Igli Hasani, ministër i Jashtëm dhe Zerina Bruci, sekretare për Diasporën. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME