Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra në Panahor pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit
Mallakastër – Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme. Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës.
Deputeti Korreshi i çon selam ministrit të bujqësisë
Mirmengjes Qivirri! Selam me nje dhurate nga Mehallza njesia Administrative Gradishte, kaçarrumin e misrit meqe te tjerat ja hengri karkaleci. Kaçarrumin meqenese gruri nuk po mbillet me dhe shalqini u kalb ne are. Kaçarrumin per tju kujtu qe fukaralleku dhe komunizmi nuk ndahej nga buka e misrit. Kaçarrumin per ujin
Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, Audi del nga rruga dhe përfundon në nënkalimin e Kolonjës
Lushnje – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së enjtes në autostradën Fier–Lushnjë, në afërsi të fshatit Kolonjë. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Audi, që po lëvizte nga Fieri në drejtim të Lushnjes, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në nënkalimin që të
Ekstradohet nga SHBA patosaraku Sokol Hoxha, vrau 2 vëllezër në Patos e një vajzë në Belgjikë
Sokol Hoxha u arrestua më 5 maj në Ohajo dhe akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos dhe të një gruaje shqiptare në Belgjikë, në vitin 1997. SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati. Hoxha u arrestua
Dielli siç nuk e kemi parë kurrë më parë. (video)
Vëzhgimet e reja zbulojnë “vorbulla” mbresëlënëse plazmatike në sipërfaqen e tij, duke ofruar të dhëna të vlefshme rreth mekanizmave që shkaktojnë motin hapësinor dhe shpërthimet e fuqishme diellore që mund të ndikojnë në Tokë. Shkencëtarët duke përdorur teleskopin diellor më të fuqishëm në botë kanë kapur imazhe të reja mahnitëse
25 vatra zjarri në vend, situata më kritike në Riban e Ngraçan të Mallakastrës
Gjatë së mërkurës u raportuan 25 vatra zjarri në vend. Tetë prej tyre mbeten aktive. Situata më e vështirë paraqitet në Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës. Flakët janë përhapur në masivet me pisha, të favorizuara nga era. Forcat zjarrfikëse nuk kanë arritur t’i izolojnë plotësisht vatrat. Ndërhyrja nga ajri pritet
Problemet në rrjetin e AWS ndërprenë përkohësisht dhjetëra shërbime online
Dhjetëra faqe interneti dhe platforma të njohura përjetuan probleme të premten, duke ua pamundësuar përkohësisht miliona përdoruesve qasjen në disa shërbime digjitale. Raportimet nisën rreth orës 06:40 sipas kohës lindore të SHBA-së. Sipas platformës Downdetector, e cila mbledh raportimet e përdoruesve për ndërprerjet online, probleme u shënuan në shërbime si
Orteku në Pakistan merr 10 jetë
Trupat e alpinistit të famshëm botëror Nirmal Purja dhe tre alpinistëve të tjerë që vdiqën në një ortek në Broad Peak të Pakistanit më 30 korrik u morën nga mali në kampin bazë. Aksioni i uljes së trupit ishte shumë i mundimshëm dhe në të u përfshi edhe ushtria pakistaneze,
Në moshën 85-vjeçare bën bujë në OnlyFans
Aktorja Donna Mills u habit nga kërkesat e pazakonta që filloi të merrte pasi hapi profilin e saj në OnlyFans. Ylli i “Knots Landing” tha së fundmi për People se e hapi llogarinë për të qenë në kontakt më të drejtpërdrejtë me fansat e saj. Vetëm disa ditë më vonë,
Nga Beketi te Bexheti
Nga Lutfi Dervishi 200 milionë po i merr Beketi 500 të tjera po kërkon Bexheti Por mos kini dert nuk paguan mileti Ai që paguan do të jetë buxheti Kaq dëme të mëdha nuk solli tërmeti, Sa faturat e majme nga arbitrariteti, Por mos kini dert nuk paguan mileti Defterin
Ngjyra e thonjve zbulon gjendjen tuaj shëndetësore
Mund të tingëllojë pa kuptim, por ngjyra e çuditshme e thonjve mund të tregojë se keni një problem shëndetësor, për të cilin duhet të adresoni sa më shpejt të jetë e mundur. Larja e duarve vazhdimisht nuk do të thotë që ju jeni të shëndetshëm dhe thonjtë tuaj nuk zbulojnë
Përleshja në burg i kushton Diddy-t, ndryshon data e lirimit
Sean “Diddy” Combs do të qëndrojë më gjatë në burg, pasi autoritetet amerikane kanë ndryshuar sërish datën e lirimit të tij. Muajin e kaluar u raportua se reperi do të lirohej më 24 janar 2028, një muaj më herët se ishte planifikuar fillimisht. Megjithatë, sipas të dhënave të përditësuara të
Asist me thembër dhe supergol i Zhegrovës, Juventusi mund Çelsin
Juventusi ka marrë një rezultat të rëndësishëm, edhe pse bëhet fjalë vetëm për miqësore, pasi ka mundur një kundërshtar të fortë si Çelsi në duelin që ka zhvilluar në Hong Kong si pjesë e turneut veror aziatik. Sfida mes dy skuadrave që janë në mes të përgatitjeve për sezonin, ka
Shpërthen makina me impiant gazi në zonën e Laprakës
Një shpërthim i fortë raportohet në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë se kanë dëgjuar zhurmën në disa blloqe. Mediat raportojnë se dyshohet të ketë shpërthyer një makinë me imiant gazi. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.






