25 vatra zjarri në vend, situata më kritike në Riban e Ngraçan të Mallakastrës

Gjatë së mërkurës u raportuan 25 vatra zjarri në vend. Tetë prej tyre mbeten aktive. Situata më e vështirë paraqitet në Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës. Flakët janë përhapur në masivet me pisha, të favorizuara nga era. Forcat zjarrfikëse nuk kanë arritur t’i izolojnë plotësisht vatrat. Ndërhyrja nga ajri pritet të rifillojë mëngjesin e sotëm. Në Riban u angazhua për herë të parë edhe avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-833”. Në operacione morën pjesë gjithashtu helikopterët e Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar.
Vatra aktive ka edhe në Elbasan, Libohovë, Dropull dhe Dibër. Sipas autoriteteve, zonat e banuara nuk janë aktualisht në rrezik. Ndërkohë, zjarri në Penkovë të Selenicës është shuar plotësisht. Flakët dogjën dy hektarë pyll me pisha dhe 40 automjete të braktisura
Situata e zjarrit ne fshatrat Panahor Ngracan, Riban, Drenie eshte si më posht:
- Ne pjesen Panahorit zjarri vazhdon me intesitet te lart ne drejtim te fshtit Panahor dhe fshatit Çyçen dhe me tendenc perhapje edhe drejt fshatit Cfir.
- Zjarri mbi fshatin Ngracan vazhdon te jet me intesitet te ulet po me drejtim drejt fshatit.
- Zjarri ne fshatin Riban vazhon te jet aktiv ne pjesen e brendshme te pyllit me pish.
- Me permasa dhe intesitet zjarri vazhdon edhe ne drejtim te masivit pyjor te Ndrenies dhe Vloshtit
Aktualisht ne terren kane filluar operacionin: - 4 mjete zjarrefikse
- 25 efektiv te Mzsh
- 30 Forca bashkiake
- 50 trupa te Forcave te Armatosura.
- Per shkak te terrenit, masivit pyjor, shtrirjes se madhe qe ka mare vatra e zjarrit dhe rriskut qe shtohet gjate mesdites kerkojme qe forcat operacjonale te mbeshten me nderhyrje nga ajri me te pakten 2 helikopter sa me shpejt te jete e mundur.






